Sport

Dy përleshje të mëdha në finalen e “Lojërave të Azisë Juglindore”

Dy përleshje të mëdha kanë shpërthyer dhe katër lojtarë janë përjashtuar nga loja në një ndeshje futbolli në Kamboxhia.

Kjo ndeshje ishte finalja e “Lojërave të Azisë Juglindore”, ku Indonezia mposhti Tajlandën me rezultatin 5:2, pas vazhdimeve në “Phnom Pehn” të Kamboxhias.

Përleshjet shpërthyen mes skuadrave kur Tajlanda shënoi golin e barazimit në fund të ndeshjes dhe kur Indonezia kaloi në epërsi 3:2 në minutën e parë të vazhdimeve.

Tajlanda e mbylli ndeshjen me tetë lojtarë në fushë. Federata e Futbollit të Tajlandës ka thënë se është e zhgënjyer dhe ka kërkuar falje për skenat kaotike që ndodhën në fushë.