Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni, favorit për Alvarezin

Përforcimi i parë i Bayern Munichut për edicionin e ri pritet të jetë mesfushori defensiv i Ajaxit, Edson Alvarez. “Bild” njofton të martën se Bayerni po vlerësohet favorit për transferimin e tij këtë verë.

Mësohet se Bayerni ka marrëveshje personale me 25-vjeçarin dhe po negocion me Ajaxin për lirimin e meksikanit në fund të edicionit aktual.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajaxi po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë Alavarezin, i cili ka kërkuar largimin për të vazhduar karrierën në Gjermani.

Ai është pjesë e Ajaxit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Alvarez këtë edicion ka pasur paraqitje të mira, ku ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 3 herë në të gjitha garat për ekipin holandez.