Sport

Malisheva merr pikë të madhe ndaj Prishtinës

Malisheva ka marrë një pikë shumë të madhe ndaj Prishtinës që do të mund t’i ndihmojë për mbetje në elitën e futbollit të Kosovës edhe për një edicion tjetër. Malisheva dhe Prishtina të dielën në kuadër të xhiros së 34-t të Kosovës barazuan me rezultatin 1:1.

Të dyja golat u shënuan në pjesën e dytë. Prishtina kaloi në epërsi prej një goli në minutën e 61-të nëpërmjet Mërgim Pefqelit.

Por “bardhekaltrit” nuk e ruajtën epërsinë pasi Malisheva shënoi për golin e barazimit në minutën e 79-të. Bleart Tolaj i barazoi shifrat.

Me këtë barazim, Prishtina bie në pozitën e pestë me 45 pikë, ndërsa Malisheva ka 40 pikë në pozitën e shtatë. Në xhiron e parafundit, Malisheva luan në udhëtim te Drita, kurse Prishtina e pret Drenicën.