Sport

Muriqi i vendosur ta mbyllë karrierën te Mallorca

 

Sulmuesi Vedat Muriqi është thesar i Mallorcas. Kosovari ka shënuar 13 gola në sezonin aktual në La Liga, shifër që nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera në skenën ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj statistike, idhulli i tifozëve të Mallorcas vazhdon të insistojë në çdo intervistë dhe të pranojë se qëllimi i tij i vetëm është jo vetëm që ta respektojë kontratën që i skadon në vitin 2027, por edhe ta mbyllë karrierën si lojtar aktiv me fanellën e ekipit spanjoll. Muriqi ka folur për ngjarje të ndryshime aktuale në Mallorca, duke përfshirë edhe vazhdimësinë e tij në ishull për sezonin e ardhshëm. Te Mallorca, ai ka insistuar se po ndihet si në shtëpi.

“Unë jam në shtëpi, tifozët më duan, unë gjithashtu i dua ata dhe jam në një ishull që është një parajsë. Shpresoj që të mund të qëndroj deri në fund të karrierës sime, jo vetëm deri në fund të kontratës sime. Familja ime është shumë komode në Mallorca”, ka thënë Muriqi.