Sport

Lazio insiston për Krasniqin

Skuadra nga Serie A, Lazio nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Ermal Krasniqi.

Mediumet italiane raportojnë të mërkurën se Lazio së shpejti pritet ta kontaktojë Clujin në lidhje me transferimin e Krasniqit këtë verë. 24-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Lazios, Maurizio Sarri pas paraqitjeve të mira që i tregoi ndaj ekipit italian në kuadër të Ligës së Konferencës. Ai në fillim të këtij viti iu bashkua Clujit nga Ballkani dhe me ekipin rumun ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Deri më tani, Krasniqi ka 5 gola e 2 asistime në të gjitha garat për Clujin. Për ta lënë të lirë Krasniqin këtë verë, Cluji po kërkon të paktën 5 milionë euro.