Sport

Philadelpia e Denveri u afrohen finaleve të konferencave

Philadephia 76ers ka fituar ndeshjen e tretë në gjysmëfinale të konferencës lindore në NBA ndaj Bostonit duke iu afruar në një fitore finales në këtë konferencë. Në rezultat të përgjithshëm 3:2 ka kaluar edhe Denver Nuggets përballë Phoenix Sunsit në Perëndim.

Në TD Garden të Bostonit, 76ers triumfuan të mërkurën me rezultat 115:103. Joel Embiid ishte më i miri i mysafirëve me 33 pikë të realizuara. Te vendasit u dallua Jayson Tatum me 36 pikë.

Ndeshja e ardhshme luhet në Philadelphia pas dy ditësh.

Në konferencën tjetër, Denver shfrytëzoi terrenin vendas për të kaluar në epërsi prej 3:2 ndaj Phoenixit. Nikola Jokiq realizoi 29 pikë dhe pati 13 kërcime në fitoren 118:102 përballë Devin Bookerit e Kevin Durantit që realizuan nga 28 dhe 26 pikë.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në terrenin e Phoenixit të premten.

Në gjysmëfinalet tjera të konferencave, Miami Heat po mund New York Knicksin me rezultat 3:1, njëjtë si Los Angeles Lakers ndaj Golden State Warriorsit.