Sport

Krasniqi inkuadrohet në barazimin e Clujit

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi ka luajtuar prej minutës së 60-të për Clujin që barazoi në shtëpi ndaj Universitatea Craiova me shifrat 1:1.

Kjo ndeshje e kampionatit elitar të Rumanisë u zhvillua të dielën. Me këtë barazim, Cluji ka bërë edhe një hap prapa në garën për titull të kampionit.

Është në vendin e tretë me 39 pikë, kurse lider është Farul Constanta me 46 pikë.