Lensi ka kaluar në pozitën e dytë të Ligue 1 në Francë pasi ka mposhtur në duelin e drejtpërdrejtë Marseillen në xhiron e 34-t.
Seko Fofana dhe Lois Openda shënuan golat për vendasit në fitoren 2:1. Dimitri Payet realizoi golin e vetëm të Marseillet në fund të takimit.
Me këtë fitore, Lensi kalon në pozitën e dytë dhe e ndjek Paris Saint-Germainin që ka një ndeshje më pak, por prin me tri pikë më shumë në tabelë.
Aktualisht PSG-ja ka 75 pikë, Lensi 72 e Marseille 70.