Sport

Sokoli kritikon gjyqtarët, thotë se lufta për mbijetesë vazhdon

Descriptive Text

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ishte fjalëpakë pas disfatës që Malisheva e pësoi në Klinë nga Dukagjini, por ka theksuar se skuadra do të reagojë për disa situata të ndeshjes, duke iu referuar gjyqtarëve të ndeshjes.

“Luajtëm mirë taktikisht. Nuk shfrytëzuam disa raste. Ky është epilogu. Drilon Hazrollaj luajti pak sepse nuk është i përgatitur për më shumë minuta për shkak se është i lënduar. Sigurisht ne jemi në zonën e rrezikut dhe kemi edhe tri ndeshje. Të shohim se si do të jetë në fund. Jemi të pakënaqur me rrjedhën e takimit dhe klubi besoj se do të dalë me komunikatë. Ka hapësira për përmirësim”, ka deklaruar Sokoli.

Malisheva pësoi humbje krejt me një gol të minutave të fundit.

Image