Sport

Volejbollistet e Skenderajt fitojnë ndeshjen e parë finale të plejofit

Volejbollistet e Skenderajt e kanë fituar ndeshjen e parë finale të plejofit të Superligës së Kosovës.

Skenderaj të enjten mbrëma mposhti kampionen në fuqi Dritën 3:1 në seta. Setin e parë e fitoi 25:21, të dytin 25:22. Seti i tretë i takoi Dritës. E fitoi 25:13, ndërsa seti katërt vendosi fituesin e ndeshjes së parë që u zhvillua në palestrën në Gjilan.

Skenderaj setin e katërt e fitoi 25:14. Ndeshja e dytë luhet të shtunën nga ora 19:00 në Skenderaj.

Fituese e titullit shpallet skuadra që shënon tri fitore. Skenderaj e ka fituar titullin për herë të fundit para tetë vjetësh.