Boston Celtics ka fituar përballë skuadrës Philadelphia 76ers me shifrat 121:87 për ta barazuar serinë gjysmëfinale të plejofit në Konferencën e Lindjes në 1:1.
Jaylen Brown shënoi 25 pikë dhe Malcolm Brogdon shtoi 23 të tjera nga banka rezervë, përfshirë gjashtë trepikësha në “TD Garden” në Boston, dhe kishin merita të mëdha për këtë fitore.
Qendra e Sixersit, Joel Embiid, lojtari më i vlefshëm në ligën NBA për edicionin 2022-23, u kthye nga lëndimi pas dy javësh.
Ai shënoi 15 pikë, kurse James Harden realizoi vetëm 12 pikë, ndërsa dështoi të shënonte në të gjitha gjashtë tentimet për tri pikë.
Tetë basketbollistë të Celtics së bashku realizuan 20-trepikësha, që ishte arma më e fortë e kësaj skuadre në këtë fitore.
Ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale bartet në Philadelphia dhe luhet të premten.