Pa gola në Podujevë pas pjesës së parë

Pa gola në Podujevë pas pjesës së parë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Llapit dhe Dritës. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe i takon xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe pse rrjetat mbeten të paprekura gjatë 45 minutave të para, Llapi pati rastin më të mirë për të zhbllokuar rezultatin.
Në minutën e 20-të, Festim Alidema dështoi nga penalltia duke gjuajtur jashtë.
Alidema humb penalltinë për Llapin
Skuadra e Llapit nuk ka shfrytëzuar mundësinë e artë për të avancuar ndaj Dritës në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në minutën e 20-të, u akordua penallti për Llapin, por nga pika e bardhë dështoi Festim Alidema. Ai gjuajti jashtë portës dhe shpërdoroi mundësinë që ta kaloj ekipin e tij në epërsi.
Penalltia u dha pasi u rishikua në VAR, ku Besnik Krasniqi e preku topin me dorë brenda zonës pas gjuajtjes së sulmuesit të Llapit, Bianor Neto.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ajaxi e Marseille barazojnë në ndeshjen dramatike

Dinamo e Zagrebit me fitore bindëse ndaj Astanas

Remzi Ejupi pas largimit: Prishtina ka qenë edhe mbi Federatën

Kosova me shumë stadiume “evropiane”... në letër

Kryetari i Gjilanit ironizon me Suharekën për projektin e stadiumit

Ballkanit i mungon fati, pëson 1:0 nga Viktoria Plzeni

Lukaku shënon gol për fitoren e Romës

Gjyqtarët nga Kosova drejtuan ndeshjen Ludogorets – Trnava

Zeqiri shënon gol në ndeshjen ndaj Fiorentinas

Dy gola të Muçit në fitoren e Legias ndaj Aston Villas

Fenerbahçe fiton ndeshjen e parë
