Sport

Me përvojën e pasur, Will Daniels po e ndihmon Trepçën për ta kthyer titullin e kampionit

Will Daniels - KB Trepça
 

Përvoja e madhe e krah-qendrës Will Daniels në basketbollin evropian po del të jetë shumë e rëndësishme për skuadrën e Trepçës në tentimin për ta kthyer titullin e kampionit në Mitrovicë pas më shumë se një dekade.

Trepça është kualifikuar në finalen e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa Daniels tregoi ndeshje të mira në serinë çerekfinale dhe gjysmëfinale. Në fakt, ai luajti mirë prejse iu bashkua Trepçës.