1 perditesime
Sport

Muriqi asiston në barazimin e Mallorcas

Muriqi asiston në barazimin e Mallorcas
20:54

Muriqi asiston në barazimin e Mallorcas

Vedat Muriqi vazhdon të jetë i rëndësishëm për Mallorcan. Mallorca të hënën mbrëma barazoi 1:1 me Athletic Bilbaon, në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligas. Mallorca kaloi në epërsi në minutën e 58-të, kur Muriqi asistoi për jugkoreanin Lee Kang-In.

Sulmues i Kosovës, Muriqi, tani ka 12 gola e tri asistime në 29 paraqitje kampionale. Ai të hënën la fushën në minutën e 85-të. Por ishte largim i hershëm. Në minutat shtesë Bilbao fitoi penallti. Në minutën e 96-të i saktë nga pika e bardhë ishte Inaki Ëilliams.

Mallorca renditet e njëmbëdhjeta me 41 pikë. Athletic Bilbao i ka 47 pikë në vendin e shtatë.

20:16

Asiston Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka asistuar në golin e epërsisë së Mallorcas ndaj Athletic Bilbaos.

Muriqi asistoi në golin e shënuar nga Lee Kang-In në minutën e 58-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 32-të të La Ligas spanjolle.