Sport

Yamal vendos rekord, më i riu që luajti për Barcelonën në La liga

Lamine Yamal 15-vjeçar ka vendosur rekord të shtunën mbrëma duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur për Barcelonën në La Liga.

Lamak me 15 vjet e 290 ditë, u inkuadrua nga minuta e 83-të në fitoren 4:0 që Barcelona e shënoi në shtëpi ndaj Betisit.

Lamine Yamal është lojtar i dalë nga akademia e famshme e Barcelonës, La Masia.

Ai tregoi në ato pak minuta se e ardhmja e tij është e ndritshme.

Ai gatisa nuk shënoi gol në debutimin e tij.

“Ai është lojtar që mund të na ndihmoj, pasi është i talentuar. Ka shumë personalitet, talent, të driblojë, është i fuqishëm. Po flasim për një lojtar që mund ta shënojë një epokë të klubit”, tha gjatë javës trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në La Liga është Luka Romero. Ai debutoi për Real Mallorcan në ndeshjen kundër Real Madridit në vitin 2020, me 15 vjet e 219 ditë.