Baseli nuk pritet ta mbajë Andi Zeqirin edhe për edicionin tjetër. Zeqiri 23-vjeçar, që luan si sulmues, është futbollist i Brightonit, por i huazuar te Baseli që nga vera e vitit të kaluar.
Zeqiri më herët ishte i huazuar edhe tek Augsburgu gjerman.
Me klubin e Premier Leagues angleze, Brightonin, Zeqiri ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. Por, sipas mediave zvicerane, ai nuk ka plotësuar pritshmëritë dhe si rezultat do të jetë njëri prej katër lojtarëve të tjerë të huazuar, që do të kthehen tek ekipet e tyre.
Ndërkohë, Baseli po synon që t’i blejë përfundimisht Zeki Amdounin dhe Andy Dioufin. Zeqiri ka zhvilluar 23 ndeshje në Superligën e Zvicrës në këtë edicion. Ka dy shtatë gola të shënuar e dy asistime.