Sigal Prishtina ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen me Trepçën janë shitur brenda ditës së enjte kur edhe kanë dalë në shitje.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Prishtina ka falënderuar të gjithë tifozët e saj që janë pajisur me bileta për duelin vendimtar kundër Trepçës për kualifikim në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.
“Të gjitha biletat e ndeshjes KB Sigal Prishtina - KB Trepça janë shitur. Faleminderit Prishtinë, faleminderit Plisa!”, ka shkruar Prishtina.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës, zhvillohet të dielën prej orës 17:15 në kryeqytet. Kjo është ndeshja e pestë e serisë gjysmëfinale, ku pas katër dueleve të luajtura deri më tani rezultati është i barabartë 2:2. Skuadra që triumfon në këtë përballje, do të avancojë në finale ku do të përballet me Pejën.