Sport

Nuggets e Suns kalojnë tutje, Young mban gjallë shpresat e Hawks

Në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, u luajtën tre ndeshje të plejofit, pas të cilave Denver Nuggets dhe Phoenix Suns avancuan në gjysmëfinale të Konferencave.

Basketbollistët e Denverit mposhtën në fushën e tyre Minnesota Timberwolvesin me rezultat 112:109 dhe kështu arritën fitoren e katërt në seri.

Ata u udhëhoqën drejt fitores nga Jamal Murray me 35 pikë.

Suns mposhtën 136:130 Los Angeles Clippersin në fushën e tyre dhe kaluan më tej.

Emri i mbrëmjes ishte fenomenali Devin Booker, i cili shënoi 47 pikë, tetë kërcime dhe 10 asistime për Sunsin. Ai pati një ndihmë të fortë nga Kevin Durant, i cili shtoi 31 pikë.

Trae Young mbajti gjallë shpresat e Atlanta Hawks, që fitoi 119:117 në fushën e Boston Celtics dhe ngushtoi serinë në 3:2. Young realizoi një treshe nga një distancë e largët kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri në fund për fitoren e Hawksit.

Rezultatet:

Denver Nuggets - Minesota Timberwolves 112:109

Phoenix Suns - Los Angeles Clippers 136:130

Boston Celtics - Atlanta Hawks 117:119