Dortmundi ka shfrytëzuar gabimin e Bayern Munichut dhe ka marrë kryesimin në elitën e futbollit të Gjermanisë.
“Verdhezinjtë” të shtunën në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës gjermane nuk gabuan përballë Eintracht Frankfurtit dhe fituan me rezultatin 4:0.
Jude Bellingham në minutën e 19-të e hapi serinë e golave për vendësit.
Më pas në minutën e 24-t, për 2:0 realizoi Donyell Malen, kurse Mats Hummels katër minuta para fundit të pjesës së parë realizoi golin e qetësisë për 3:0.
Malen shënoi edhe një herë tjetër me asistim të Karim Adeyemit, që asistoi edhe në golin e dytë.
Me këtë fitore Dortmundi del në vendin e parë me 60 pikë.
Ka një pikë më shumë se Bayern Munichu në vendin e dytë.