Sport

Vazhdon kriza e Bayernit nën Tuchelin

Thomas Tuchel

Prej ardhjes së Thomas Tuchel në krye, Bayerni nuk po përjeton rezultate të mira.

Pas eliminimit nga Kupa dhe Liga e Kampionëve, Bavarezët e kanë vënë në diskutim edhe titullin e Bundesligës. Të shtunën, Bayerni u mposht 3:1 në udhëtim te Mainzi.

Bayerni e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e Sadio Manes në minutën e 29-të.

Por 45 minutëshi i dytë rezervoi përmbysje brilante nga vendasit. Shënuan Ludovic Ajorque (65’), Leandro Barreiro (73’) e Aaron Martin (79’).

Me një fitore potenciale të Dortmundit më vonë, Bayerni humb pozitën e parë që e mban me 59 pikë. Mainzi është i gjashti me 45 pikë.