Bayern Munichu ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Federico Chiesa. “Kicker” raporton të martën se bavarezët po synojnë transferimin e italianit në fund të sezonit. Në fakt, është trajneri Thomas Tuchel ai që po insiston për Chiesan, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për sulmin në sezonin e ri.
Madje, Bayerni është gati t’i ofrojë Juventusit mbi 60 milionë euro për 25-vjeçarin.
Chiesa është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Fiorentina dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Këtë sezon reprezentuesi i Italisë ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Juventusin.