Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu nuk pajtohet me vendimin e FBK-së që ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të plejofit të drejtohen nga dy gjyqtarë të huaj e një vendorë.
Trepça fitoi të dielën ndaj Prishtinës dhe barazoi rezultatin në 1:1 në serinë gjysmëfinale të plejofit. Dy gjyqtarë ishin të huaj e një i vendit.
“Sonte kemi luajtur si Trepça dhe kemi pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga tifozët. Por nuk dua të flas për ndeshjen. Dua të flas pse referët. Pse duhet të jenë gjyqtarët e huaj?. Unë nuk e kuptoj këtë. Duhet të jenë gjyqtarët kosovarë. Nëse gabojnë, le të dënohen, por pse të vijnë gjyqtarë të huaj? Nuk kam dashur të flas pas ndeshjes së parë pasi do të thonin se po ankohesha pasi humbëm. Por nuk e kuptoj pse duhet të jenë në plejof gjyqtarët e huaj. Duhet të mbrojmë gjyqtarët e vendit”, ka thënë turku Gençoglu. Ai është optimist se Trepça do ta fitojë ndeshjen e tretë në Prishtinë.