Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri kanë luajtur nga minuta e parë për Baselin që ndali në barazim liderin e Superligës së Zvicrës, Young Boysin.
Kjo ndeshje e zhvilluar të dielën përfundoi pa fitues, 1:1 dhe i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran.
Xhaka luajti deri në minutnë e 85-të, kurse Zeqiri u zëvendësua pas pjesës së parë. Tek Young Boysi nga minuta e 63-të në fushë u paraqit Kastriot Imeri. Donat Rrudhani qëndroi në stol. Young Boysi mbeti në vendi ne parë me 58 pikë, kurse Baseli zë vendi ne gjashtë me 36 pikë.