Vedat Muriqi vlerësohet shumë në Mallorca falë paraqitjeve të mira që ka pasur me fanellën e skuadrës spanjolle në këtë edicion.
Ai është shumë i dashur edhe nga fëmijët, me të cilët ka ndarë të njëjtën fushë.
Klubi spanjoll në rrjetet sociale ka publikuar një video ku Muriqi, sulmuesi shtatlartë i Kosovës, ndiqet nga 30 fëmijë gjatë një loje futbolli.
Muriqi tentoi të shënonte edhe nga penalltia, por ishin 30 fëmijë të vendosur në portë që nuk lejuan që topi të shkonte në rrjetë.
28-vjeçari ka afërsi të madhe me tifozët e kësaj skuadre. Në 27 ndeshjet e zhvilluara të këtij edicioni ka shënuar 13-të gola, ndërsa ka edhe tri asistime.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.