Barazim dramatik i Unitedit me eksperten e Ligës së Evropës

Barazim dramatik i Unitedit me eksperten e Ligës së Evropës
Manchester Unitedi ka barazuar me eksperten e Ligës së Evropës, Sevillan, në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës. “Djajtë e kuq” të enjten mbrëma në “Old Trafford” barazuan me rezultatin 2:2, me skuadrën që mban rekordin me më së shumti trofe të garës së dytë më të rëndësishme të organizuar nga UEFA.
Të dy golat për skuadrën vendëse i shënoi austriaku Marcel Sabitzer, në pjesën e parë, ndërsa barazimi erdhi me dy autogola në fund të ndeshjes. Sabitzer golin e parë e realizoi në minutën e 14-të me asistim të Bruno Fernandesit. Golin e dytë e shënoi në minutën e 21-të kur bashkëveproi me Anthony Martialin.
Sevilla që është gjashtë herë fituese e Ligës së Evropës, rezultatin e ngushtoi me autogolin e Tyrell Malacias, pesë minuta para fundit të ndeshjes. Për të kthyer fundin në dramë të vërtetë, Sevilla barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e tretë të kohës shtesë. Sërish me një autogol, por tani të Harry Maguiret.
Tani synon përmbysjen e rezultatit në ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Spanjë.
Unitedi në epërsi ndaj Sevillas, në duelet tjera pa gola
Manchester Unitedi po avancon ndaj Sevillas pas pjesës së parë në kuadër të Ligës së Evropës. Në duelin e parë çerekfinal të kësaj gare, ekipi anglez është në epërsi më rezultatin 2:0.
Unitedi ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së parë për të shkuar në pushim me dy gola avantazh. Të dy golat për Unitedin, i ka shënuar mesfushori Marcel Sabitzer.
Fillimisht, ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të pas asistimit të Bruno Fernandesit, ndërsa gjashtë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë. Këtë herë asistues ishte Antony Martial.
Ndërkohë, në dy ndeshjet tjera të kësaj faze që po luhen në të njëjtën kohë: Bayer Leverkusen – Union St. Gillosie dhe Juventus – Sporting nuk ka gola pas pjesës së parë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Postimi emocional i Ajaxit: Jemi me ty Etienne

Portierit që kolapsoi iu kthye vetëdija

Interi u kthehet fitoreve bindëse, Lautaro realizon katër gola

Vladi shënon gol në fitoren e Luganos

Edhe Ferizaj pëson me rezultat të ngushtë

Leipzigu e Bayerni ndajnë pikët

Tottenhami mposht me autogol Liverpoolin pa dy lojtarë

Reali mposht thellë “befasinë” e sivjetme

Trepça fiton bindshëm derbin me Prishtinën

Milani fiton ndaj Lazios

Istogu pëson për një gol në ndeshjen e parë me ekipin nga Portugalia
