Sport

Tenis, Kosova pëson 3:0 edhe nga Estonia

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në “Billie Jean King Cup”, siç njihet Botërori ekipor i tenisteve.

Të martën në Portugali, Kosova pësoi 3:0 nga Estonia. Në fakt tenistet e Kosovës kanë bërë fare pak rezistencë.

Vesa Gjinaj pësoi 6:0 e 6:1 nga Maileen Nuudi. Më pas Arlinda Rushiti humbi 6:1, 6:1 nga Anet Kontaveit. Në çifte, Ardijana Lekaj e Arlinda Rushiti pësuan 6:2 e 6:4 nga Ingrid Neel e Laura Rahnel.

Kosova garon për herë të parë në Grupin II të ngjarjes ekipore të tenisteve.

Të hënën, Kosova humbi 3:0 nga Lituania, ndërsa u mbajt më mirë se ndaj Estonisë. Të mërkurën Kosova luan me Gjeorgjinë.