Mbrojtësi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski ka qenë titullar në fitoren e Fenerbahçes në udhëtim kundër Karagumrukut me shifrat 2:1.
Alioski luajti deri në minutën e 67-të në krahun e majtë të mbrojtjes në ndeshjen që u zhvillua të hënën, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit të Turqisë.
Në mbrojtje gjatë gjithë takimit për ekipin vendas u paraqit, futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresheviq. Feneri është forcuar në vendin e dytë me 57 pikë, kurse Karagumruku zë vendin e nëntë me 34 pikë.