Përfaqësuesja e Kosovës në tenis e ka humbur përballjen e parë në “Billie Jean King Cup”, që është gara kryesore për përfaqësuese të tenisteve. Në kuadër të Grupit II, Kosova të hënën pësoi me rezultatin 3:0 nga Lituania.
Fillimisht Adrijana Lekaj pësoi 7:5 e 6:1 nga Klaudija Bubelyte.
Arlinda Rushiti humbi 2:1 në sete nga Justina Mikulskyte. Setin e parë e humbi 6:2 e më pas fitoi 7:6. Ndërkohë edhe në setin e tretë, Arlinda pësoi 6:2. Në çifte, Vesa Gjinaj e Adrijana Lekaj pësuan 7:6 dhe 6:4 nga Patricija Paukstyte e Emilija Tverijonaite. Tenistet e Kosovës për herë të parë po paraqiten në Grupin II, ku janë promovuar vitin e kaluar. Gara ekipore e tenisteve zhvillohet në nivele. Niveli elitar është shumë i largët për Kosovën. Të marten Kosova përballet me Estoninë.