Sport

Te Roma po shpresojnë që Dybala të mos largohet

Paulo Dybala - AS Roma

Krerët e skuadrës së Romës po shpresojnë që sulmuesi Paulo Dybala të mos largohet në fund të këtij sezoni, përcjell “Football-Italia” të hënën. Dybala iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 8 herë në 31 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa mund të largohet në verë pasi ka tërhequr interesimin e skuadrave si Manchester United, Atletico Madrid e Barcelona.

Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025 me Romën, Dybala ka një klauzolë lirimi që e lejon të largohet për 20 milionë euro. Megjithatë, te Roma po shpresojnë ta bindin 29-vjeçarin që të mbetet në ekip edhe pas përfundimit të sezonit aktual.