Sport

Roma fiton ngushtë për të mbetur në garë për “Champions”

Roma ka mposhtur minimalisht Torinon si mysafire në Serie A, 1:0, për të vazhduar garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Një gol i Paulo Dybalas i mjaftoi ekipit të Jose Mourinhos për të siguruar fitoren në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të. Argjentinasi realizoi golin e fitores në minutën e tetë.

Dy shqiptarët, Mërgim Vojvoda te Torino dhe Marash Kumbulla te Roma, përcollën ndeshjen nga banka rezervë.

Roma është e treta dhe do ta vazhdojë garën për “Champions” me Lazion, Milanin e Interin.

Torino është në pozitën e 11-të.