Sport

Bayerni kërkon revanshin ndaj Freiburgut

Lideri i Bundesligës me 55 pikë, Bayern Munichu, nuk do të ndihet edhe shumë rehat në fundjavë kur do të luajë me vendin e katërt në ligë, Freiburgun, të shtunën nga ora 15:30, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës.

Bavarezët do ta synojnë revanshin ndaj Freiburgut, ekipi nga i cili u eliminua në Kupën e Gjermanisë. Humbi me rezultatin 2:1.

Ardhja e trajnerit Thomas Tuchel u vlerësua pozitive dhe se do t’i jap bavarezëve energji shtesë pas fitores në derbi fundjavën e kaluar ndaj Borussia Dortmundit, por të gjithë u shokuan pas eliminimit nga Kupa në mesjavë.

Freiburgun kjo fitore e ka trimëruar edhe për duelin e fundjavës.

Freiburgu ka 47 pikë në pozitën e katërt, dy pikë më shumë se Leipzigu i vendit të pestë.

Bayerni, që viziton Manchester Cityn në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën tjetër, do të luftojë për ta ruajtur epërsinë e dy pikëve ndaj vendit të dytë Borussia Dortmundit.

Dortmundi ndërkohë do të zhvillojë ndeshjen derbi me Union Berlinin të shtunën në orën 15:30.

Union Berlini është i treti në tabelë me 51 pikë, dy më pak se Dortmundi.

Edhe Dortmundi u eliminua nga Kupa e Gjermanisë në mesjavë pasi humbi 2:0 nga Leipzigu.

Dortmundi është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht nga Chelsea në 1/8 e finales.