Portieri Giorgi Mamardashvili pritet të largohet nga Valencia në fund të sezonit për ta vazhduar karrierën në Premier League.
“Marca” raporton të premten se gjeorgjiani do t’i bashkohet Chelseat që po konsiderohet favorit për transferimin e tij.
Mësohet se Chelsea ka kohë që është në negociata me Valencian dhe parimisht ka arritur marrëveshje për 22-vjeçarin, i cili konsiderohet ndër portierët më perspektivë në Evropë.
Mamardashvili ka kontratë me Valencian deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh.
Ai është pjesë e Valencias prej vitit 2021, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 31 paraqitje për ekipin spanjoll. Mamardashvili ka edhe 7 ndeshje për Gjeorgjinë.