Te Tottenhami janë të vendosur për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit Noah Okafor për sezonin e ardhshëm.
“Daily Mail” shkruan të mërkurën se Tottenhami tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Salzburgut për kartonin e 22-vjeçarit.
Mësohet se ekipi anglez ka ofruar 22 milionë euro për shërbimet e Okaforit, i cili pritet të largohet nga ekipi austriak në fund të sezonit. Okafor ka 10 gola e 5 asistime këtë sezon në 30 paraqitje për Salzburgun, ekip të cilit iu bashkua nga Baseli në janar të vitit 2020.