Sport

Ten Hagut i ofrohet kontratë 12 milionëshe

Erik ten Hag

Manchester Unitedi pritet t’i ofrojë trajnerit Erik ten Hag kontratën e re të vlefshme 12 milionë funte në vit.

Ten Hag ka bindur hierarkinë e klubit se është njeriu i duhur për ta udhëhequr skuadrën pas serisë impresive në sezonin e parë në “Old Trafford”, ka shkruar “The Sun” të dielën.

Sipas mediumit anglez, “djajtë e kuq” pritet t’ia vazhdojnë kontratën Ten Hagut deri në vitin 2028.

Ten Hag e ndali serinë e gjashtë vjetëve pa trofe. Unitedi mposhti skuadrën e Newcastlet në finalen e “Carabao Cup” më herët gjatë këtij edicioni.

Man Utd është ende në garë në Ligën e Evropës, ku kërkon më shumë sukses.