Jimmy Butler ka shënuar 35 pikë dhe ka regjistruar më së shumti asistime brenda një ndeshjeje, 12 gjithsej.
Ai udhëhoqi Miami Heatin drejt fitores ndaj Dallas Mavericksit, 129:122.
Cody Zeller shtoi 20 pikë, ndërsa Max Strus dhe Kevin Love realizuan nga 18 pikë.
Ishte fitorja e parë e Miamit në katër ndeshje.
Tani ka vetëm një fitore më pak se skuadra e vendit të gjashtë në Konferencën e Lindjes, Brooklyn Netsi.
Vendi i gjashtë është i fundit që dërgon direkt në plejof.
Luka Donçiq te Dallasi pati dyshifror të dyfishtë prej 42 pikëve, 10 kërcimeve e tetë asistimeve.
Maverics mund ta humb vendin që dërgon në plejof pas vetëm një viti kur shkoi në finale të Konferencës së Perëndimit.
Dallas Mavericks tani pozicionohet në vendin e 11-të.
New Orleans Pelicans që zë pozitën e shtatë, arriti fitore përballë Los Angeles Clippers, 122:114.
Brandon Ingram realizoi 36 pikë, kurse Jonas Valanciunas pati 23 pikë e 12 kërcime.
Ishte fitorja e shtatë në tetë ndeshje për Pelicans.