Zlatan Ibrahimoviq ka marrë një tjetër lëndim muskulor në kofshën e këmbës së djathtë, gjatë kohës sa ishte i angazhuar me Suedinë për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2024.
Lëndimi që e mori në humbjen 3:0 nga Belgjika të premten e kaluar do ta lërë atë jashtë fushave prej 10 deri në 15 ditë.
41-vjeçari në këtë edicion ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me Milanin, ndërsa e ka një gol të shënuar.
Me golin e shënuar sivjet u bë golashënuesi më i vjetër në elitën e futbollit të Italisë.