Hakan Calhanoglu nuk do të largohet nga Interi në fund të sezonit, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës. “Tuttosport” shkruan të martën se Calhanoglu do të mbetet tek Interi deri në verën e vitit 2027 pas rinovimit të kontratës, që do të zyrtarizohet së shpejti.
Me rinovimin e kontratës, Calhanoglu do të ketë edhe rritje të pagës pasi është ndër lojtarët më të vlerësuar në ekip.
Ai është pjesë e Interit prej vitit 2021 kur iu bashkua si lojtarë i lirë, ndërsa këtë sezon ka 3 gola e 6 asistime në të gjitha garat. Kontrata aktuale, i skadon 29-vjeçarit vitin e ardhshëm.