Austria fiton me përmbysje të rezultatit

Austria fiton me përmbysje të rezultatit
Austria ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit ndaj Estonisë në Linz. Austria shënoi fitore ndaj estonezëve me rezultatin 2:1, ndonëse pjesën e parë e mbylli ne disavantazh 1:0.
Kjo ndeshje i takoi Grupit F kualifikues për Euro 2024.
Golin e epërsisë e realizoi Rauno Sappinen në minutën e 25-të. Por, austriakët në minutën e 68-të barazuan rezultatin. Florian Kainz shënoi golin e barazimit. Fitoren austriakët e arritën në fundin e ndeshjes. Michael Gregoritsch shënoi në minutën e 88-të golin e fitores së dytë. Me këtë fitore Austria është e para me gjashtë pikë e përcjellë nga Belgjika me nga tri pikë. Estonia dhe Azerbajxhani mbeten pa pikë.
Austria në disavantazh pas pjesës së parë
Austria e ka mbyllur me disavantazh pjesën e parë të ndeshjes ndaj Estonisë. Estonia po fiton 1:0 në Linz kundër Austrisë, në ndeshjen që i takon grupit F të kualifikimeve për Euro 2024. Golin e epërsisë e realizoi Rauno Sappinen në minutën e 25-të.
Ndërkohë, Suedia pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale, 1:0 ndaj Azerbajxhanit.
Për Suedinë shënoi Emil Forsberg. Ai realizoi në minutën e 38-të.
Golat:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pas dy shtyrjeve, finalja e Championsit kthehet në Stamboll

Ngritja, rënia dhe ringritja e portierit të Interit

Sadiku, asistues në fitoren e Hammarbyt

Kosova ushtron me 17 lojtarë, por pa sulmuesit kryesorë

Manchester City mund të fillojë epokë të dominimit evropian

Haalandi nuk është i shqetësuar para ndeshjes finale

Ish-futbollisti i Cityt, Xheko, e kompleton karrierën me finalen e papritur

Kërkesa e “shantazhe”, zbulohen arsyet për mungesat e bujshme

Giresse i matur para dy ndeshjeve “shumë të rëndësishme”

Muja tregon se a i kërkoi garanci selektorit Giresse

Ballkani zyrtarizon marrëveshjen me portierin Hoxha
