Franca me fitore të vështirë ndaj Irlandës

Franca me fitore të vështirë ndaj Irlandës
Franca ka triumfuar 1:0 në udhëtim ndaj Irlandës të hënën mbrëma, në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2024” në futboll.
Benjamin Pavard në minutën e 50-të shënoi golin e fitores për Francën.
Për Francën ishte fitorja e dytë në dy ndeshje dhe kryeson Grupin B me 6 pikë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B të hënën mbrëma, Holanda triumfoi 3:0 ndaj Gjibraltarit.
Goli i Pavardit
Irlandë – Francë, pa gola në pjesën e parë
Irlanda dhe Franca e kanë mbyllur pjesën e parë pa gola.
Kjo ndeshje i takon grupit B të kualifikimeve për Evropianin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është edhe ajo në mes të Holandës dhe Gjibraltarit. Holandezët e kanë mbyllur me fitore 1:0 pjesën e parë.
Memphis Depay shënoi golin e vetëm në pjesën e parë. Ai shënoi në minutën e 23-të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pas dy shtyrjeve, finalja e Championsit kthehet në Stamboll

Ngritja, rënia dhe ringritja e portierit të Interit

Sadiku, asistues në fitoren e Hammarbyt

Kosova ushtron me 17 lojtarë, por pa sulmuesit kryesorë

Manchester City mund të fillojë epokë të dominimit evropian

Haalandi nuk është i shqetësuar para ndeshjes finale

Ish-futbollisti i Cityt, Xheko, e kompleton karrierën me finalen e papritur

Kërkesa e “shantazhe”, zbulohen arsyet për mungesat e bujshme

Giresse i matur para dy ndeshjeve “shumë të rëndësishme”

Muja tregon se a i kërkoi garanci selektorit Giresse

Ballkani zyrtarizon marrëveshjen me portierin Hoxha
