Kryetari i Bankës Islamike të Katarit, Sheikh Jassim, i është bashkuar pronarit të Ineosit, Sir Jim Ratcliffet, dhe ka bërë ofertën e dytë zyrtare për ta blerë Manchester Unitedin.
Përfaqësuesi i Sheikh Jassimit e ka bërë të ditur lajmin të shtunën, shkruan “BBC”.
Të enjten, Ratcliffe bëri ofertën e dytë zyrtare, ndërsa i interesuar për ta blerë Unitedin është edhe biznesmeni finlandez, Thomas Zilliacus. Zilliacus ka thënë se gjysmën e klubit dëshiron ta blejë vetë, ndërsa gjysma tjetër të blihet nga tifozët, që të kenë të drejtën e tyre për të marrë vendime për klubin. Familja Glazer, që e bleu Unitedin për 790 milionë funte në vitin 2005, ka njoftuar në nëntor se janë të interesuar ta shesin klubin.
Amerikanët kanë vlerësuar se klubi kushton prej 5 deri në 6 miliardë funte.
Ineosi dëshiron t’i blejë rreth 69% të aksioneve, kurse nga Katari janë të interesuar për blerjen e plotë të klubit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.