5 perditesime
15:30

Distria fiton medaljen e argjendtë në Gjeorgji

Distria Krasniqi ka vazhduar me suksese në garat e xhudos. Kampionja olimpike ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit, të premten. Për Distrinë është gara e radhës që e përfundon me medalje. Jashtë podiumit për herë të fundit ka mbetur në nëntor të vitit 2021. Distria ishte bartësja e parë në Tbilisi të Gjeorgjisë, ndërsa në finale të kategorisë deri 52 kilogramë u mposht nga bartësen e dytë, Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit. Keldiyorova startoi fuqishëm duke e befasuar xhudisten kosovare.

Brenda minutës së parë realizoi dy aksione të suksesshme për fitoren e madhe. Distria deri në finale ka shkuar me tri fitore me Ippon. Fillimisht në raundin e dytë e kaloi Charne Grieselin e Afrikës së Jugut. Amber Ryheul e Belgjikës u mposht nga Distria në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale xhudistja pejane ishte më e mirë se gjermanja Mascha Ballhaus.

Me të argjendtën në Tbilisi, Distria ka konfirmuar se është në rrugën e duhur para Kampionatit Botëror që mbahet pas disa javësh. Po ashtu 27-vjeçarja ka fituar 700 pikë të vlefshme në renditjen botërore. Në kategorinë deri 52 kilogramë ka garuar edhe Erza Muminoviq. Ajo fitoi luftën e parë, ndërsa u ndal në të dytën. Për Distria Krasniqin ishte gara e dytë këtë vit. Ajo fitoi të artën në Grand Slamin e Parisit.

12:24

Edhe Gjakova në finale të Grand Slamit në Tbilisi

Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova ka arritur në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë, Gjakova e mposhti kanadezen Jessica Klimkait pa më shumë se gjashtë minutave luftë.

E në finale të kësaj kategorie, Gjakova do të takohet me serben Marica Perishiq.

11:48

Gjakova kalon në gjysmëfinale

Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Për të arritur deri në çerekfinale, Gjakova i fitoi tri luftëra. Në gjysmëfinale, Gjakova mposhti gjermanen Pauline Starke.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me kanadezen Jessica Klimkait.

11:40

Distria në finale të Grand Slamit në Gjeorgji

Distria Krasniqi ka avancuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në gjysmëfinale, Distria e mposhti gjermanen Mascha Ballhaus me ippon në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në finale të kësaj kategoria, Distria do të përballet me fituesen e gjysmëfinales tjetër, në të cilin përballen Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani dhe kinezja Yeqing Zhu.

Ndërsa, edhe Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me gjermanen Pauline Starke.

11:05

Krasniqi kalon në gjysmëfinale e Gjakova në çerekfinale

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ajo do të ndeshet me gjermanen Mascha Ballhaus, derisa xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale.

Xhudistja Flaka Loxha u mposht nga serbja Marica Perishiq.

Në këtë garë po marrin pjesë edhe Erza Muminoviq (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).

10:35

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos

Në Grand Slamin e Xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfianle të kësaj gare.

Krasniqi ka triumfuar ndaj xhudistes belge, Amber Ryheul, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërsa, xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale, e Flaka Loxha u mposht nga serbja Marica Perishiq.

Në këtë garë po marrin pjesë edhe Erza Muminoviq (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78kg)./ksp