Sport

Tuchel pritet ta zëvendësojë Nagelsmannin te Bayerni

 

Gazetari i njohur për transferimet në tregun evropian të futbollit, Fabrizio Romano, ka raportuar të enjten në mbrëmje se Thomas Tuchel pritet të caktohet në postin e trajnerit te Bayerni në Gjermani.

Sipas tij, gjermani do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe se për të tashmë është dakorduar me bavarezët.