Sport

Kosova U19 në futsall shënon fitore të madhe

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futsall e ka nisur mbarë fazën kryesore të kualifikimeve në Evropianin e këtij viti që do të organizohet në Poreç të Kroacisë në muajin shtator.

Kosova U19 e udhëhequr në këtë ndeshje nga Haki Ahmeti, për shkak se përzgjedhësi Suad Keçi mungoi shkaku i suspendimit me karton të kuq, të enjten triumfoi me rezultatin e thellë 7:1 përballë Sllovakisë së kësaj grupmoshe.

Kosova është në Grupin 3, bashkë me Portugalinë dhe Bjellorusinë. Portugalia është nikoqire e këtij grupi, ndërsa është nënkampione e vitit 2022 dhe gjysmëfinaliste në vitin 2019.

Kosova ishte në disavantazh prej një goli që nga minuta e katërt. Megjitahtë, më pas shënuan shtatë gola. Autugoli i Marian Horvath i barazoi shifrat. Blend Krasniqi shënoi “hat-trick”, ndërsa me nga një gol kontribuuan Jetnor Kabashi, Ideal Abdullahu dhe Elton Demaj. Ky do të jetë edicioni i tretë i Evropianit të futbollit në sallë, për këtë grupmoshë. Spanja i ka fituar dy edicionet e kaluara, dhe asnjëherë nuk ka humbur ndeshje të Evropianit U19.