Sport

Okafori drejt Arsenalit

Sulmuesi Noah Okafor pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

ESPN raporton të martën se Okafor pritet t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit në verë. Bëhet e ditur se Okafor ka marrëveshje personale me Arsenalin, i cili po negocion me Salzburgun për lirimin e tij.

Për kartonin e zviceranit 22-vjeçar, Salzburgu po kërkon mbi 30 milionë euro.

Okafor ka kontratë me ekipin austriak deri në vitin tjetër, ndërsa këtë sezon ka 10 gola e 5 asistime në 30 paraqitje. Ai në janar të vitit 2020 iu bashkua Salzburgut nga skuadra e Baselit. Okafor ka edhe dy gola në 12 ndeshje të luajtura për Zvicrën. Okafor po kërkohet edhe nga Milani e Leipzigu.