Sport

Newcastle në garë për Dybalan

Paulo Dybala

Pas Manchester Unitedit edhe Newcastle Unitedi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Paulo Dybala. “Calciomercato” ka raportuar të hënën, se krerët e Newcastlet kanë bërë gati ofertën për transferimin e argjentinasit këtë verë.

Mësohet se Newcastle është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për Dybalan, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 10 milionë eurosh. 29-vjeçari është pjesë e skuadrës së Romës dhe te Newcastle po shihet si përforcim i madh për sezonin e ardhshëm.

Ai iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Dybala ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 8 herë. Krahas Romës, Dybala ka bërë karrierë në Itali edhe te Juventusi e Palermo.