Schalke e ka vazhduar serinë pa pësuar humbje në tetë ndeshjet e fundit.
Kjo skuadër që sivjet po lufton për mbetje në elitën e futbollit të Gjermanisë, ka barazuar të shtunën në udhëtim tek Augsburgu, 1:1.
Ndeshja i takoi xhiros së 25-të të Bundesligës.
Arne Maier në minutën e 51-të shënoi për epërsinë e vendësve me asistimin e Ermedin Demiroviqit, i cili dy minuta më pas, u përjashtua nga loja për ndërhyrje të ashpër.
Shifrat për 1:1 i barazoi Marius Bulter, në minutën e tretë të kohës shtesë nga penalltia.
Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj luajtën deri në minutën e 74-t për vendësit.
Augsburgu në 25 ndeshje ka 28 pikë, kurse Schalke në vendin e parafundit ka 21 pikë.