Hoffenheimi ka shënuar fitore në duelin e skuadrave që po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit gjerman.
Të shtunën në ndeshjen e xhiros së 25-të të Bundesligës gjermane, Hoffenheimi mposhti Hertha Berlinin me rezultatin 3:1.
Andrej Kramariq shënoi dy golat e para për vendësit. Që të dyja i realizoi nga penalltia, në minutën e 24-t dhe të 37-të.
Ihlas Bebou shënoi për 3:0 në minutën e 51-të.
Munas Dabbur u ndëshkua me të kuq te Hoffenheimi në minutën e 71-të.
Stevan Jovetiq e shënoi golin e nderit për mysafirët, në minutën e dytë të shtesës.
Me këtë fitore, Hoffenheimi ngjitet në pozitën e 15-të me 22 pikë. Ka një pikë më shumë se Hertha Berlini dhe Schalke, dhe dy më shumë se vendi i fundit, Stuttgarti.