Sport

Sevilla mposhtet, por kualifikohet tutje

 

Sevilla spanjolle ka pësuar disfatë në duelin kthyes të 1/8 së finales së Ligës së Evropës, por e ka siguruar kualifikimin tutje.

Sevilla të enjten mbrëma u mposht në udhëtim te Fenerbahçe me rezultatin 1:0, por fitorja 2:0 në Andaluzi, ka bërë që të kalojë në fazën tjetër të garës.