Mërgim Berisha ka shënuar dy herë në ndeshjen që prodhoi tetë gola mes Bayernit dhe Augsburgut.
Të shtunën, në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesligë, Bayerni mposhti 5:3 Augsburgun.
Berisha realizoi për Augsburgun në minutën e tretë dhe të 60-të. Ivan Cardona me një gol në fund gjithashtu u fut në listën e realizatorëve.
Për vendasit shënuan Joao Cancelo (15’), Benjamin Pavard (19’ 35’), Leroy Sane (45’) e Alphonso Davies (74’).
Berisha tashmë shko në kuotën e tetë golave në Bundesligë.
Bayerni mbetet në vendin e parë me 52 pikë.
Augsburgu është i 13-ti me 27 pikë.