Sport

Kosova në epërsi ndaj Holandës pas pjesës së parë

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall po avancon ndaj Holandës pas pjesës së parë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e vitit 2024.

Pas pjesës së parë, rezultati është 1:0 për “Dardanët”, të cilët po e kërkojnë fitoren e parë në ndeshjen e fundit të Grupit 11 në “Main Round”.

Kjo ndeshje po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm publiku që po i përkrah “Dardanët”.

Golin për Kosovën dhe të vetmin deri më tani, e shënoi Mërgim Dervishaj. Ai realizoi në minutën e tetë pas një aksioni të bukur dhe asistimit të Malush Qerimit.

Kosova deri më tani ka tri humbje në këtë rund, por ende ka gjasa për kalim tutje.

Kosovës i duhet fitorja me dy gola epërsi ndaj Holandës dhe të shpresoj në humbjen e holandezë nga Ukraina në ndeshjen e fundit të grupit për t’u kualifikuar.